Qendra Kërkimore Shkencore e Universitetit Metropolitan Tirana kryen veprimtari kërkimore të pavarur dhe veprimtari kërkimore akademike në mbështetje të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT, Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës dhe Fakultetit të Ekonomisë. Në kuadrin e projekteve me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar Qendra Kërkimore bashkëpunon me njësi të tjera kërkimore zhvilluese brenda dhe jashtë vendit.

Fushat e punës kërkimore konsistojnë në kërkime shkencore në fushën e shkencave kompjuterike dhe IT, fushën e inxhinierisë dhe arkitekturës dhe fushën e ekonomisë; konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare; simpoziume dhe seminare; botime; zhvillimin e kurseve të formimit të vazhduar dhe forma të tjera të thellimit të kërkimit të miratuara nga strukturat drejtuese të Universitetit Metropolitan Tirana.
 
 
 
 

Revista

 
 

Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics

 
Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics (MTJBE) është një revistë shkencore në fushën e ekonomisë dhe biznesit, e cila publikohet nga Universiteti Metropolitan Tirana çdo vit në formë online dhe të printuar, që prej vitit 2017.

Objektivi kryesor i MTJBE është ofrimi i një platforme intelektuale për kërkuesit shkencorë, për paraqitjen e paradigmave alternative në fushën e ekonomisë dhe biznesit.

Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics (MTJBE) mirëpret studime në të gjitha fushat e Biznesit dhe Ekonomisë, siç janë çështjet socio-ekonomike, zhvillimi ekonomik, tregjet financiare, kursimet dhe investimet kapitale, qeverisja e korporative dhe financat, lidershipi dhe menaxhimi, politikat fiskale dhe monetare, papunësia , kriza financiare, varfëria, sigurimi social, borxhi publik, lufta kundër korrupsionit, ekonomia informale, menaxhimi i biznesit, menaxhimi i burimeve njerëzore, etj.

Pikëpamjet e shprehura në botim janë nën përgjegjësinë e autorëve dhe të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale të punimeve të pranuara për botim i takojnë Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics për një kohë të pacaktuar.

Pranimi i artikullit nënkupton transferimin automatik të së drejtës së autorit në MTJBE. Punimet pranohen për rishikim me bindjen se i njëjti punim nuk është botuar më përpara (përveçse në formën e një abstrakti), nuk është në shqyrtim për publikim diku tjetër, nuk do të publikohet në një revistë tjetër gjatë proçesit të shqyrtimit në MTJBE, dhe se paraqitja e tij për publikim në këtë revistë është miratuar nga të gjithë autorët.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Metropolitan Tirana Journal of Science Engineering and Architecture

 
Metropolitan Tirana Journal of Science, Engineering and Architecture (MTJSEA) është një revistë shkencore në fushën e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, e cila publikohet nga Universiteti Metropolitan Tirana çdo vit në formë online dhe të printuar, që prej vitit 2017.

Objektivi kryesor i MTJSEA është ofrimi i një platforme intelektuale për kërkuesit shkencorë, për paraqitjen e paradigmave alternative në shkencat e natyrës, inxhinierisë dhe arkitekturës. Punimet e përgatitura në gjuhën shqipe duhet patjetër të kenë një abstrakt në gjuhën shqipe dhe angleze.

Të gjitha punimet verifikohen për origjinalitetin e tyre përmes përdorimit të një softuer-i testues të origjinalitetit. Më pas të gjitha punimet e paraqitura lexohen nga stafi editorial dhe vetëm ato dokumente të cilat plotësojnë kriteret editoriale të MTJSEA-s dërgohen për rishikim formal. Pas vlerësimit fillestar editorial, punimet i nënshtrohen double-blind peer review nga dy rishikues anonim.

Mesatarisht, procesi i shqyrtimit zgjat 3-4 muaj. Punimi pranohet ose refuzohet në varësi të konkluzionit të rishikuesit dhe vendimit të edituesit. Rezultatet e rishikimit të punimit mund të jetë në 4 forma: rishikim i pranuar/ rishikim me ndryshime të vogla/ rishikim me ndryshime të mëdha ose refuzuar.

Arsyet përse një punim mund të refuzohet janë: mungesa e novacionit shkencor, origjinalitet i pamjaftueshëm ose moskonformitet në fushën shkencore të mbuluar nga revista. Autorët njoftohen për vendimin e editorit dhe kërkesat për rishikim përmes adresës së e-mail-it.
 
 
 
 

Konferenca

 
 

Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm - 2014

 
Në 20 Dhjetor 2014 u mbajt Konferenca Ndërkombëtare në fushën e ekonomisë me temë “Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Në këtë konferencë të organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana morën pjesë ekspertë të ekonomisë në Shqipëri si ish-Ministri i Financave Arben Malaj, personalitete të njohura botërore nga fusha e ekonomisë dhe inxhinierisë si professor Sergio Barile nga Universiteti “La Sapienza” i Romës, Zëvendëspresidenti i “Urdhrit të Inxhinierëve në Romë” Manuel Casalboni dhe shumë të tjerë.

Përmes kësaj konference u synua nxitja e debatit mbi modelet e përshtatshme të zhvillimit ekonomik. U promovua një model i ri zhvillimi i orientuar drejt traditës, territorit, inovacionit teknologjik dhe kërkimit. Në ekonominë e sotme i jepet rëndësi thelbësore aspektit te kompetitivitetit duke kërkuar me domosdoshmëri rritjen e efiçencës, por respekti ndaj ambientit nuk mund dhe nuk duhen anashkaluar e keqpërdorur në luftën e konkurrentëve për uljen e kostove me çdo kusht. Modeli i ri i zhvillimit mbështet njëkohësisht konkurrueshmërinë dhe dhënien vlerë të kapitalit njerëzor, të rritjes ekonomike, respektimit të ambientit dhe të të drejtave njerëzore, sigurisë juridike, produktivitetit dhe të harmonisë shoqërore.

Gjatë këtij aktiviteti, ekspertët theksuan rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm duke përmendur faktorët të cilët e bëjnë të mundur këtë. Në fjalën e tij, rektori i Universitetit Metropolitan Tirana, Prof. Dr. Gëzim Karapici shprehu konsiderata për punimet e prezantuara nga stafi akademik dhe ekspertët e këtij universiteti në fushën e inxhinierisë, arkitekturës, ekonomisë dhe teknologjisë së informacionit. Nga ana tjetër, profesor Arben Malaj vlerësoi nismat e Universitetit Metropolitan Tirana.

“Metropolitani përballet me një sfidë jo të lehtë, por që unë do ta konsideroja një sfidë fisnike për të ndikuar si ekip për modernizimin e kurrikulave të universitetit tuaj.Të rinjtë nuk duhet të tremben nga kriza aktuale, ata nuk duhet të vetëkonsiderohen si një gjeneratë e humbur. Është edukimi i tyre dhe dëshira për të punuar që mundësojnë ecjen përpara të një vendi”, theksoi Malaj.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Konferenca ndërkombëtare - Zhvillim i projekteve për Bashkëpunim - 2015

 
Në 23 Maj 2015 u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare në kuadër të projekteve për bashkëpunim ndërmjet inxhinierëve dhe sipërmarrësve italianë dhe shqiptarë.

Të ftuar në këtë konferencë ishin Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti, stafi akademik i Universitetit “La Sapienza” në Romë, rreth 30 inxhinierë italian dhe shumë sipërmarrës italianë e shqiptarë.

Gjatë konferencës u prezantuan studime konkrete dhe ide të ndryshme projektesh të punuara nga inxhinierët e të dyja vendeve në kuadër të bashkëpunimit në fushat e inxhinierisë dhe ekonomisë. Kjo konferencë ishte hapi i parë i një sërë bashkëpunimesh dhe projektesh që janë zhvilluar në vazhdimësi.

Z. Panariti u shpreh optimist për efektivitetin e konferencës në gjenerimin e ideve dhe zhvillimeve në disa sektorë të ekonomisë shqiptare. Ndërkohë që Rektori i Universitetit Metropolitan, Prof. Dr. Gëzim Karapici theksoi se bashkëpunimi me “Urdhrin e Inxhinierëve të Romës” zhvillon edhe më tej profesionalizmin në Shqipëri dhe krijimin e projekteve të ndryshme afatgjata për vendin tone.

E ftuar në këtë aktivitet ishte dhe Presidentja e “Urdhrit të Inxhinierëve të Romës” Carla Cappiello, e cila përmendi se do të ishte e lumtur që institucioni ku ajo punonte të jepte ndihmesën e vet për krijimin e Urdhërit të Inxhinierëve në Shqipëri.
 
 
 
 
 

Konferenca Studentore

 
Konferenca Studentore është një aktivitet i përvitshëm i krijuar për t’u dhënë hapësirë studentëve që të shfaqin praktikisht njohuritë e marra gjatë formimit akademik dhe të bëhen pjesë e kërkimit shkencor.

Kjo konferencë organizohet nga Universiteti Metropolitan Tirana në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe mund të marrë pjesë çdo student, pavarësisht universitetit ku studion, i cili sjell një punim në fushat dhe tematikat e përzgjedhura çdo vit. Gjithëkush është i lirë të aplikojë me një punim individual ose në grup.

Përzgjedhja e punimeve pjesëmarrëse në konferencë, realizohet në dy faza. Në fazën e parë shihen abstraktet dhe vlerësohet nëse tematika dhe metodologjia e ndjekur është në përputhje me thirrjen specifike të hapur. Të gjitha grupet/individët të cilët kalojnë fazën e parë të pranimit të abstraktit, ju caktohet një mentor akademik i cili i ndihmon në sjelljen e punimit në formën e duhur akademike.

Në fazën e dytë, mentorët akademikë përzgjedhin punimet të cilat do të marrin pjesë në konferencë. Punimet e përzgjedhura për referim, prezantohen përpara një jurie dhe pjesmarrësve të tjerë dhe grupeve të ndryshme të interesit. Nga të gjitha grupet pjesëmarrëse përzgjidhen tre fitues, ku secilit i akordohet një çmim monetar në varësi të thirrjes së publikuar çdo vit.
 
 
 
 
 
 
 

Simpozium

 
 
 
 
 

Simpoziumi në Gjeoteknikë në Testet INSITU – Kursi i Parë i Trajnimit CPT në Shqipëri, 2013

 
Në 23 Maj 2015 u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare në kuadër të projekteve për bashkëpunim ndërmjet inxhinierëve dhe sipërmarrësve italianë dhe shqiptarë.

Të ftuar në këtë konferencë ishin Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti, stafi akademik i Universitetit “La Sapienza” në Romë, rreth 30 inxhinierë italian dhe shumë sipërmarrës italianë e shqiptarë.

Gjatë konferencës u prezantuan studime konkrete dhe ide të ndryshme projektesh të punuara nga inxhinierët e të dyja vendeve në kuadër të bashkëpunimit në fushat e inxhinierisë dhe ekonomisë. Kjo konferencë ishte hapi i parë i një sërë bashkëpunimesh dhe projektesh që janë zhvilluar në vazhdimësi.

Z. Panariti u shpreh optimist për efektivitetin e konferencës në gjenerimin e ideve dhe zhvillimeve në disa sektorë të ekonomisë shqiptare. Ndërkohë që Rektori i Universitetit Metropolitan, Prof. Dr. Gëzim Karapici theksoi se bashkëpunimi me “Urdhrin e Inxhinierëve të Romës” zhvillon edhe më tej profesionalizmin në Shqipëri dhe krijimin e projekteve të ndryshme afatgjata për vendin tone.

E ftuar në këtë aktivitet ishte dhe Presidentja e “Urdhrit të Inxhinierëve të Romës” Carla Cappiello, e cila përmendi se do të ishte e lumtur që institucioni ku ajo punonte të jepte ndihmesën e vet për krijimin e Urdhërit të Inxhinierëve në Shqipëri.
 
 
 
 
 

Simpozium mbi Kursin e Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e Paluajtshme, 2016

 
Në datën 28 janar 2016 Universiteti Metropolitan Tirana organizoi Simpoziumin mbi Kursin e Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e Paluajtshme.

Gjatë këtij simpoziumi u theksua rendësia e artit dhe shkencës së vlerësimit dhe investimit në pasuritë e paluajtshme. Ky simpozium ishte projektuar për të rrënjosur një kuptim të plotë të të gjitha aspekteve të pasurive të paluajtshme dhe investimeve që lidhen me to.

Simpoziumi kombinoi ligjëratat me analiza rast pas rasti nga lektorët e mirënjohur të fushës si edhe diskutimin e rasteve studimore që simulojnë situata të hasura edhe në vendin tonë. Në këtë Simpozium morën pjesë emra të njohur në fushën e Pasurive të Paluajtshme si Drejtori Didaktik i kursit, z.David Allen së bashku me z.John Verpeleti dhe z.Andrew Peirson, anëtarë të RICS - shoqatës së njohur globalisht në fushën e Pasurive të Paluajtshme.

Ishin prezentë gjithashtu Zv. Ministri i Zhvillimit Urban z.Alfred Dalipi, zj.Migena Zace, anëtare e RICS në Shqipëri, zj. Mirela Behluli, Kryetare e Shoqatës së Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme, etj.

Referues të shumtë paraqitën një pasqyrë më të qartë të tregut të pasurive në Shqipëri dhe në botë, mes të cilëve u veçua kontributi shkencor i Dr. Nikolla Nika, Ing. Diana Bardhi, Ark. Fatlinda Struga, Msc. Kledja Argjiri etj.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lidershipi dhe Menaxhimi në Arsim, 2018

 
Në 27 korrik 2018 u zhvillua simpoziumi shkencor “Lidershipi dhe Menaxhimi në Arsim” organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana, me pjesëmarrjen e lektorëve të ftuar nga Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Maltës, Universiteti i Tiranës, si dhe përfaqësuesve të projekteve Lux-Dev, Swiss Contact.

Në këtë simpozium u theksua roli i arsimit si faktor i rëndësishëm në përmirësimin e praktikave dhe metodave profesionale dhe roli i tij në krijimin e një kulture më bashkëpunuese të shkollës duke krijuar një klimë më të mirë për mësim.

Ky simpozium kishte për qëllim inkurajimin e diskutimeve nga një perspektivë ndërdisiplinore e cila eksploron lidhjet midis qasjeve të shumta, metodave të kërkimit, si dhe nxitjen e një debati sa më profesional midis akademikëve dhe grupeve të tjera të interesit. U synua gjithashtu gjenerimi i një perspektive të qartë mbi lidershipin si dhe rëndësia e tij në institucionet arsimore duke zhvilluar mendimin kritik përmes përmirësimit dhe zhvillimit të komunikimit efektiv me grupet e punës, si dhe zhvillimin e argumenteve koherente në promovimin e aftësive bindëse në të gjitha nivelet e drejtimit.

Në këtë simpozium morën pjesë personalitete të shquara akademike brenda dhe jashtë vendit, me eksperiencë shumë vjeçare në fushën e lidershipit të institucioneve arsimore. Të pranishëm ishin Prof. Angelo Paletta, Zv. Rektor në Universitetin e Bolonjës njëkohësisht edhe Këshilltar i Kongretacionit për Edukimin Katolik i Vatikanit; Prof. Christopher Bezzina, Zv. Dekan i Universitetit të Maltës me eksperiencë disa vjeçare në drejtimin e Departamentit të Lidershipit për Mësimnxënie dhe Inovacion si dhe anëtar i Departamentit të Edukimit në Upssala; z. Daniele Cristian Passalacqua, ekspert bashkëpunimi për zhvillim dhe Kryekëshilltar Teknik i Projektit LuxDev KSV/015, si edhe anëtarë të stafit akademik të Fakulteteve të Ekonomisë në Uiversitetin Metropolitan Tirana dhe Universitetin e Tiranës dhe nga Fakulteti i Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.