E-Shërbime

Inxhinieri Software

Programi i studimit Bachelor në Inxhinieri Software përgatit profesionistët e rinj në fushën e projektimit dhe operimit të sistemeve software mbi bazat e parimeve inxhinierike. Programi ka si qëllim të përgatisë inxhinierë të kualifikuar të cilët njohin sistemet kompjuterike dhe janë të aftë të implementojnë dijet e tyre në praktikë, duke zhvilluar projekte të ndryshme në fushën e programimit.

Projektimi, implementimi, testimi, shpërndarja dhe mirëmbajtja e sistemeve software të mëdha dhe komplekse kërkojnë njohuritë dhe aftësitë e një inxhinieri. Të diplomuarit në Inxhinieri Software në Universitetin Metropolitan Tirana mund të punojnë në sektorë të ndryshëm ku përfshihen bankat, kompanitë e mëdha ndërkombëtare me departamentet e teknologjisë së informacionit, sektorin publik, universitetet si edhe mund të punojnë si profesionistë të lirë. Studentët kanë mundësinë që gjatë gjithë ciklit të studimeve të ushtrohen në laboratorët përkatës si Laboratori i zhvillimit Software, Laboratori i simulimeve kompjuterike dhe Laboratori multifunksional, me pajisjet më të avancuara teknologjike.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Departamenti

Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al

Koordinator i Programit

Dr. Igli Hakrama
ihakrama@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

3 Vite

Numri i ECTS

180 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Anglisht

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.