Programi bachelor në Inxhinieri Ndërtimi i përgatit studentët të projektojnë, të realizojnë dhe të kontrollojnë ndërtimet civile, industriale dhe veprat e mëdha publike. Lektorët në këtë program studimi janë ndër ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, me një përvojë të gjatë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit. Ky program studimi përfshin instrumentet më inovative të mësimdhënies, bazuar në bashkëpunimet që Universiteti Metropolitan Tirana ka lidhur ndër vite me disa prej universiteteve më të mira në Europë. Nga ana tjetër, laboratorët ofrojnë gjithë pajisjet dhe
 
 
 

Informacione të Detajuara

 
 
 
 
 
 
Kohëzgjatja:
3 Vite

 
 
 
 
 
 
 
Numri i ECTS
180 ECTS
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Formati
Full- time
 
 
 
 
 
 
 
Gjuha
Shqip
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
kushtet e nevojshme për të aplikuar në praktikë dijet teorike. Studentët kanë mundësi që të kryejnë vizita dhe të zhvillojnë praktika mësimore në shumë prej kantiereve dhe kompanive të ndërtimit në vend. Studentët e diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi në UMT mund të integrohen menjëherë në tregun e punës, pasi programi i studimit u jep kompetencat e duhura mbi përllogaritjet teknike, teknologjinë dhe metodologjinë e ndërtimit, mirëmbajtjen, rikuperimin dhe çdo aspekt të nevojshëm teknik apo administrativ që kërkohet për të pasur një karrierë të suksesshme profesionale.
 

 

Stafi Akademik në programin Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi

 
 
 

Shkarko duke klikuar

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 

Kontakte të nevojshme

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Përgjegjës Departamenti

 
Dr. Nikolla Nika
 
 
 
 
 
nnika@umt.edu.al
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Koordinator i Programit

 
Msc. Fation Saliu
 
 
 
 
 
fsaliu@umt.edu.al
 
 
 
 
 
 
 

Evente në UMT

 
Recent posts
Start-Up City, aktiviteti i organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana në bashkëpunim meFakultetin e Ekonomisë së Tiranës u finalizua me sukses të premten e 28 qershorit, duke shpallur dhefituesit e tij. Përgjatë tre ditëve, 20 të rinj u trajnuan nga sipërmarrës të suksesshëm për ndërtimin ...
Read more...
Është zhvilluar në Universitetin Metropolitan Tirana edicioni i dytë i ekspozitës studentore,“Projektimi Arkitektonik dhe Fotografia”. Punimet që studentët e Arkitekturës dhe Grafik-Dizajnitkanë zhvilluar përgjatë vitit, u prezantuan në një ekspozitë për publikun e gjerë. Të pranishëm ...
Read more...
Profesorët Dr. Nikolla Nika dhe Fatjon Saliu mbajtën leksionet e hapura me temë “Eurokodet dheimplementimi i tyre në Shqipëri” dhe “Analizë sizmike krahasimore midis përdorimit të Eurokodit8dhe KTP N2-89”. Prezantimi ishte interaktiv dhe kishte shumë interes nga ana e studentëve, pasitemat janë ...
Read more...