E-Shërbime

Bachelor në Inxhinieri Elektrike

Programi Bachelor në Inxhinieri Elektrike në Universitetin Metropolitan Tirana ofrohet me pesë profile të ndryshme studimi, për të gjithë studentët që duan të specializohen përkatësisht në elektronikë, kontroll inxhinierik, komunikim dixhital, makineri elektrike dhe sisteme fuqie. Kurrikula akademike është hartuar në përputhje me praktikat më të mira vendase dhe të huaja, duke ofruar mundësi studimi në shqip dhe në anglisht. Studentët në Universitetin Metropolitan Tirana do të njihen me problemet sfiduese të projektimit si edhe do të fitojnë njohuri teorike dhe praktike të cilat janë të nevojshme për inxhinierë të kualifikuar elektrikë.

Lëndët e Inxhinierisë Elektrike që zhvillohen në laboratorët me pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë janë: Laboratori i sistemeve të shpërndarjes së energjisë dhe pajisjeve elektronike, Laboratori i komunikimit dhe procesimit të sinjaleve, Laboratori i matjeve elektrike dhe elektronike dhe Laboratori i automatizimit dhe FPGA nën monitorimin e vazhdueshëm të stafit akademik. Inxhinierët Elektrikë mund të punojnë me rrjetat e mikroçipeve, kompjuterëve, përpunimit të sinjalit, mikrovalëve, telekomunikacionit, rrjeteve biomjekësore apo edhe robotikën.
Gjithashtu mund të punojnë në fushën e transportit, ndriçimit, ngrohjes, ventilimit, në sistemet e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, prodhimit dhe ndërtimit. Inxhinierët elektrikë fitojnë aftësitë dhe janë përgjegjës për të hartuar planet e projektit, vlerësimin e afateve kohore të projektit dhe shpenzimeve, menaxhimin e punëve teknike etj.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Departamenti

Prof. Assoc. Dr. Lutfi Saqe
lsaqe@umt.edu.al

Koordinator i Programit

 

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.