E-Shërbime

Bachelor në Informatikë Ekonomike

Economic Informatics - Universiteti Metropolitan TiranaProgrami i studimit në Informatikë Ekonomike është projektuar për të aftësuar studentët në shfrytëzimin e mundësive që ofron teknologjia e informacionit e aplikuar në funksion të ekonomisë. Studentët njihen me funksionimin e rrjetave kompjuterike, sikurse marin njohuri në ndërtimin e aplikacioneve duke përdorur gjuhë programimi të avancuara. Perveç njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit, programi përfshin edhe njohuri të bollshme nga fusha e ekonomisë përmes zhvillimit të lëndëve si mikroekonomi, makroekonomi, marketing, statistikë, kontabilitet apo ekonometri.

Këto kompetenca i përgatisin studentët për të qenë konkurues në tregun e punës. Studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike si në sektorin publik edhe në sektorin privat, si specialist ekonomie dhe informatike, specialist në të gjitha strukturat e sistemit bankar dhe financiar, specialist në institucione financiare, specialist në sistemin e inspektoriateve, specialist i shoqërive të sigurimit, etj. Të diplomuarit në Informatikë Ekonomike, mund të vazhdojnë menjëherë studimet e nivelit Master i Shkencave në fushat ekonomike dhe informatike. Programi ofrohet në gjuhën shqipe dhe angleze.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Programi

MSc. Kledia Tirana                        k.tirana@utc.edu

Këshilltarë Akademik

Viti 1 – Dr. Proces. Almarin Frakulli / afrakulli@umt.edu.al
Viti 2–Msc. Inmerida Pepopshi / inmerida.peposhi@umt.edu.al
Viti 3 – Msc. Kledia Tirana / ktirana@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

3 Vite

Numri i ECTS

180 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Shqip dhe Anglisht

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.