Programi i studimit Bachelor në Financë është i ndërtuar mbi nevojat e përditshme të tregut të punës në fushat e sistemit bankar, të sigurimeve dhe të institucioneve financiare. Në Universitetin Metropolitan Tirana, programi i financës është i ndarë në dy profile, përkatësisht Financë-Bankë dhe Financë-Kontabilitet.
Studentët që duan të fokusohen në aktivitetin e gjerë të aktiveve dhe pasiveve të kompanisë duke planifikuar rritjen ekonomike në të ardhmen si edhe që janë të

 
 
 

Informacione të Detajuara

 
 
 
 
 
 
Kohëzgjatja:
3 Vite

 
 
 
 
 
 
 
Numri i ECTS
180 ECTS
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Formati
Full- time
 
 
 
 
 
 
 
Gjuha
Shqip
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
interesuar të ushtrojnë një kontroll më të gjerë mbi strategjinë e kompanisë mund të zgjedhin të profilizohen në financë. Nga ana tjetër, studentët që kanë dëshirë të fokusohen në flukset e përditshme të parave në institucion, në librat e llogarive dhe në legjislacionin përkatës, mund të zgjedhin të profilizohen në kontabilitet.
Studentët e diplomuar në Financë-Bankë dhe në Financë-Kontabilitet mund të punësohen në sektorin privat dhe atë publik, konkretisht në pozicione pranë bankave tregtare të nivelit të dytë si analistë financiar, analistë në financimin e projekteve, analistë i kapitalit, i borxhit, analistë i financave korporative dhe menaxher i portofolit dhe kapitalit privat, në sektorët e kontrollit të brendshëm dhe të auditimit, të kontabilitetit dhe të raportimit bankar dhe financiar, si përgjegjës për menaxhimin financiar të kompanive, etj.
Në UMT studentët kanë mundësinë të përgatiten me tekstet bashkëkohore, të ushtrohen në laboratorët e informatikës me programet e financës dhe të kryejnë praktika në kompanitë partnere me universitetin.

 

 
 
 

Shkarko duke klikuar

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 
 
 
 
 

Stafi Akademik në programin Bachelor në Financë

 

 
 

 

Kontakte të nevojshme

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Përgjegjës Departamenti

 
Dr. Pjetër Ndreca
 
 
 
 
 
pndreca@umt.edu.al
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Koordinator i Programit

 
Dr. Albina Hysaj
 
 
 
 
 
ahysaj@umt.edu.al
 
 
 
 
 
 
 

Evente në UMT

 
Recent posts
Start-Up City, aktiviteti i organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana në bashkëpunim meFakultetin e Ekonomisë së Tiranës u finalizua me sukses të premten e 28 qershorit, duke shpallur dhefituesit e tij. Përgjatë tre ditëve, 20 të rinj u trajnuan nga sipërmarrës të suksesshëm për ndërtimin ...
Read more...
Është zhvilluar në Universitetin Metropolitan Tirana edicioni i dytë i ekspozitës studentore,“Projektimi Arkitektonik dhe Fotografia”. Punimet që studentët e Arkitekturës dhe Grafik-Dizajnitkanë zhvilluar përgjatë vitit, u prezantuan në një ekspozitë për publikun e gjerë. Të pranishëm ...
Read more...
Profesorët Dr. Nikolla Nika dhe Fatjon Saliu mbajtën leksionet e hapura me temë “Eurokodet dheimplementimi i tyre në Shqipëri” dhe “Analizë sizmike krahasimore midis përdorimit të Eurokodit8dhe KTP N2-89”. Prezantimi ishte interaktiv dhe kishte shumë interes nga ana e studentëve, pasitemat janë ...
Read more...