Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen – Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës

 
Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen është diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin Teknik të Stambollit. Ai ka përfunduar doktoraturën po në këtë universitet në vitin 2007, ndërsa ka marrë pjesë në shumë projekte infrastrukturore në qytetin e Stambollit.

Emre Çeçen ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, fillimisht në “Istanbul Kültür University”. Më pas, ai ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin “Metropolitan Tirana”, ndërsa aktualisht është Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen është i specializuar në inxhinierinë gjeoteknike dhe është autor i shumë studimeve shkencore në lidhje me aplikimet e analizave numerike në mekanikën e tokës, inxhinierinë gjeotektike, cilësinë e dherave, themelet, stabilitetin e pjerrësisë, lëvizjet e induktuara të tokës etj. Ai ka udhëhequr edhe shumë tema doktoraturash gjatë aktiviteti të tij akademik në Stamboll, si dhe ka qenë pjesë e disa konferencave ndërkombëtare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.



 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Prof. Dr. Özcan Asilkan – Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT

 
Profesor Özcan Asilkan është diplomuar në Inxhinieri Kompjuterike, fushë në të cilën ka zhvilluar aktivitetin e tij profesional dhe akademik. Prej më shumë se 20 vitesh, Prof. Dr. Özcan Asilkan është pjesë e botës akademike përmes angazhimit në shumë institucione në Europë, si në Turqi (Gürallar Group, Akdeniz University, Bahçeşehir University), Qipron Veriore (Near East University), Gjermani (Hamburg University, Leuphana University, DHL, Deutsche Post, Analytic Company) dhe Shqipëri.

Si ekspert i shkencave kompjuterike, ai ka punuar si Analist Sistemi, Administrator Databaze dhe Zhvillues Aplikacionesh në shumë projekte, duke përfshirë implementimin e sistemeve CRM dhe ERP në kompanitë e prodhimit dhe në resortet turistike. Gjithashtu është konsulent pranë disa kompanive të zhvillimit të programeve kompjuterike. Si akademik, profesor Asilkan ka themeluar dhe ka drejtuar departamentet e Inxhinierisë Kompjuterike dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit në disa universitete. Fusha e ekspertizës së tij përfshin statistikën, inteligjencën artificiale, MIS, XML, programimin, algoritmikën etj.

Ai është autor dhe bashkëautor i mbi 50 punimeve shkencore të botuara në revistat ndërkombëtare. Prej shtatorit të vitit 2019, mban detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT në Universitetin Metropolitan Tirana.
 
 
 
 
 

Prof. Dr. Ahmet Ceni – Dekan i Fakultetit të Ekonomisë

 
I lindur në vitin 1950 në Shkodër, Prof. Dr. Ahmet Ceni ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1977. Nga viti 1982 ka punuar në Fakultetin e Ekonomisë si pedagog dhe Përgjegjës i Departamentit të Organizimit të Punës. Në vitet 1992-1995 ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Menaxhimit.

Në vitin 1998 deri në vitin 2000 ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transportit dhe nga viti 2001 deri në vitin 2005 atë të Zëvendësministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Prej vitit 2019, mban detyrën e Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Metropolitan Tirana.

Me një karrierë të gjatë akademike, ka shkruar mbi njëqind artikuj dhe punime me karakter shkencor dhe aplikativ kryesisht në fushën e tregut të punës, të punësimit, të organizimit dhe të menaxhimit. Është autor i tre teksteve mësimore që zhvillohen në nivelin Bachelor dhe Master si dhe autor i leksioneve të ciklit të tretë në lëndët ‘Menaxhimi shpërblimit dhe i performancës”.