E-Shërbime

Bursa dhe tarifa studimi

Bursa dhe tarifa studimi

Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) vlerëson punën dhe arritjet e çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursë të vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimeve bachelor. Bursat akordohen bazuar në kritere të qarta dhe të barabarta të bazuara në punën dhe rezultatet e studentëve dhe në përgjegjësinë sociale të UMT, sipas një procesi transparent dhe të thjeshtë aplikimi.

Universiteti Metropolitan Tirana, si një universitet me profil të qartë shkencor, vlerëson përtej notës mesatare gjatë tre viteve të gjimnazit edhe notat ne lëndëve të Matematikës dhe të Fizikës, por edhe arritjet e tjera të studentit si pjesëmarrje në olimpiada, në aktivitete sociale në ndihmë të shtresave të defavorizuara të shoqërisë si dhe ato që dallohen si talente në fushën e kulturës, artit dhe sportit.

Nëpërmjet këtij sistemi bursash UMT ka për objektiv krijimin e një ekosistemi pozitiv, të ekulibruar dhe vlerësues jo vetëm për studentët që përfitojnë direkt bursat por dhe për pjesën tjetër të studentëve të cilët do të mund të përfitojne jo vetëm nga një staf akademik kompetent dhe dashamirës, kolegë të motivuar por edhe nga një ambient pozitiv dhe rigjenerues.

Nivelet e bursave të ekselencës

  • Për mesatare të gjimnazit dhe maturës shtetërore mbi 9.5 ofrohet 100% bursë nga tarifa e studimit

  • Kur njëra prej mesatareve është mbi 9 dhe tjetra mbi 9.5 ateherë përfitohet 75 %.

  • Për mesatare të gjimnazit dhe maturës shtetërore mbi 9 ofrohet 50% bursë nga tarifa e studimit

Dokumentacioni për aplikimin e bursës është:

-Kopje e Certifikatës dhe Diplomës së Maturës Shtetërore
-Certifikata kualifikimi 

Aplikimet për bursa janë të hapura nga muaji dhjetor, por kuotat për çdo program studimi janë të limituara në 10 të tilla. Për secilin program studimi krijohet lista me kandidatët aplikantë dhe renditja e tyre kryhet sipas datës së aplikimit.

Për informacione më të detajuara në lidhje me procedurën e aplikimit për bursë studimi, mund të kontaktoni me  Zyrën e Pranimeve  përmes adresës email:  admissions@umt.edu.al ose nëpërmjet numrit të celularit 0692591493.

Mundësi financimi

Falë marrëveshjes me Bankën Credins, të gjithë studentët e UMT në Programet Profesionale, Bachelor dhe Master mund të përfitojnë kredi studentore me 0% interes sipas një procedure të thjeshtuar brenda 24 orëve. Normat e interesit do të mbulohen tërësisht nga Universiteti Metropolitan Tirana për secilin individ. Për kredinë studentore mund të aplikoni duke klikuar këtu.

Facilitete të ofruara nga UMT

UMT pajis të gjithë studentët të cilët regjistrohen për herë të parë në një cikël studimi Bachelor ose Program Profesional me Çantën e Studentit ku përfshihet:

  • CD me leksionet didaktike

  • Guida e studentit

  • Akses në web-mail dhe platformën universitare edu4schools

  • Rregullore e studentit

  • Karta e studentit në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë pas muajit Janar 

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.