E-Shërbime

Arkitekturë Programi i Integruar i Ciklit të Dytë

Programi i integruar i nivelit të dytë në Arkitekturë në Universitetin Metropolitan Tirana i përgatit studentët me njohuritë shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës, duke u mundësuar dije të thelluara profesionale edhe në disiplina të tjera të lidhura me të.

Në Universitetin Metropolitan Tirana programi i Arkitekturës ofrohet me pesë profile të ndryshme studimi, që janë Arkitekt, Arkitekt-Restaurues, Arkitekt-Inxhinier, Bio-Arkitekt dhe Arkitekt-Interieri. Ky program realizohet në një cikël të integruar 5-vjeçar me 300 ECTS.
Gjatë këtij cikli, studentët njihen me projektimin dhe vizatimin arkitektonik, projektimin urban, teknologjinë e materialeve, gjeoteknikën, projektimin, rilevimin 2D në arkitekturë por edhe me teorinë e arkitekturës apo historinë e urbanistikës.

Gjithashtu, nëpërmjet programeve kompjuterike si Autocad 2D dhe 3D, Photoshop, 3D Studio Max etj. studenti fiton njohuri praktike dhe aftësi ndërdisiplinore.
Në varësi të interesave dhe synimeve profesionale, studentët mund të zgjedhin të specializohen në një prej pesë profileve të studimit. Në përfundim të ciklit 5-vjeçar të studimeve, të diplomuarit mund të punësohen në studio projektimi, kompani ndërtimi, struktura projektimi në nivel vendor dhe qendror, studio konsulence apo të punojnë si profesionistë të lirë. Gjithashtu kanë mundësinë të zhvillojnë kërkim shkencor dhe studimeve të mëtejshme në fushën akademike.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Departamenti

Dr. Ernest Shtepani
eshtepani@umt.edu.al

Koordinator i Programit

Dr. Ernest Shtepani
eshtepani@umt.edu.al

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.