E-Shërbime

Alumni

Roli i rrjetit Alumni në Universitetin Metropolitan Tirana është të krijojë dhe të kultivojë një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktual, stafit akademik dhe të diplomuarve që tashmë vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional në institucionet publike dhe private.

Alumni përfaqëson një resurs të çmuar për të ardhmen e Universitetit Metropolitan Tirana, pasi janë pikërisht të diplomuarit në UMT që shërbejnë si ambasadorët më të mirë brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar me kohën dhe kompetencat e tyre në iniciativat e rëndësishme akademike, për këshillimin e karrierës dhe përmes angazhimit periodik në veprimtaritë e universitetit.

Bashkëpunimi me të gjithë brezat e të diplomuarve në UMT kurorëzohet çdo vit me takimin e rrjetit Alumni, ku ndahen histori suksesi, ide për aktivitete dhe projekte të përbashkëta, krijimi i partneriteve të reja institucionale dhe ruajtja e rrjetit shoqëror.

Të gjithë të diplomuarit e Universitetit Metropolitan Tirana janë të ftuar të bëhen pjesë e rrjetit Alumni përmes aplikimit në Zyrën e Marrëdhënieve me Studentët dhe Alumnin ose aplikimit në adresën alumni@umt.edu.al.

Dëshmi nga studentët Alumni, të diplomuar ndër vite

Takim Alumni 2019

Takim Alumni 2021

Takim Alumni 2022

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.