E-Shërbime

Administrim Biznesi

Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi njeh dhe familjarizon studentët me profilin ekonomik, financiar e operativ të biznesit si dhe me instrumentet e nevojshme për formulimin, zbatimin dhe kontrollin e vendimmarrjeve. Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i specialistëve të mirëfilltë në fushën e administrim biznesit për kompanitë apo organizatat vendase dhe të huaja.

Në vitin e tretë të studimeve në Administrim Biznes, studentët në Administrim Biznes, studentët në Universitetin Metropolitan Tirana kanë mundësi të profilizohen në Menaxhim, Marketing dhe Sipërmarrje dhe Inovacion. Në përfundim të ciklit të studimeve bachelor, studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike si në sektorin publik edhe në sektroin privat si administrator i përgjithshëm, menaxher marketingu, menaxher i burimeve njerëzore, menaxher shitjesh, drejtues projektesh, konsulent në kompanitë tregtare dhe financiare, ekspert në marrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombëtare të bizneseve.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Programi

Dr.  Almarin Frakulli
afrakulli@umt.edu.al

Këshilltarë Akademik

Viti 1 – Dr.  Almarin Frakulli / afrakulli@umt.edu.al
Viti 2
–Msc. Inmerida Pepopshi / inmerida.peposhi@umt.edu.al
Viti 3 – Msc. Kledia Tirana / ktirana@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

3 Vite

Numri i ECTS

180 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Shqip

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.